Gazetari Sokol Bregu në MCN Live ka komentuar lidhur me kampet e refugjatëve në Gjadër për të cilin u shpreh se nuk ka asnjë mënyrë dhe mundësi që emigrantët të dalin nga kapi apo të trafikohen.
Ai tha se ndonjë protestë për mënyrën e trajtimit dhe mund të ketë, por trafikimi i tyre ka shanse zero të ndodhin.
Nuk paraqet asnjë rrezik. Ata janë njerëz me ngjyrë dhe po të lëviznin do të identifikoheshin sapo të dilnin nga kampi do kapeshin menjëherë. Po të ishte një mënyrë ndryshe që ne të ishim një popull me shumë raca mund të kishte ndonjë mënyrë, por këtu dallohesh menjëherë kur ke ardhur nga një qytet në tjetrin dhe jo më emigrantë.
Trafikimi i tyre është zero mundësia, ndërsa sigurisë kjo mbetet për tu parë. Ai nuk është burg por siguria është pothuajse e njëjtë, me një lartësi prej mbi 3 metrash nuk mendoj se mund të largohesh dot nga aty. Brenda kampit mund të ketë dhe protesta për pakënaqësi dhe problematika të ndryshme, por e rëndësishme është se koha e tyre e qëndrimit në Shqipëri është shumë e shkurtër, kështu që shanse për tu hedhur nga ato kangjella nuk ka.
Megjithatë ka shumë gjëra që nuk dihet se si janë të vendosura në marrëveshje prandaj mbetet për tu parë.
Sa i përket vizitës së Melonit, Bregu tha se masat e marra ishin brenda normave sepse nuk pritej që të kishte situata shqetësuese nga banorët e zonës. Ndërsa lidhur me incidentin e deputetit italian ai tha se policia nuk e dinte se kishte të bënte me një deputet.
Nuk ishte ndonjë masë e shtuar sepse nuk pritej ndonjë protestë nga banorët e zonës aty sepse dhe në kronika kam dëgjuar se ata nuk kanë qenë asnjëherë pro apo kundër këtyre kampeve. Nuk pritej të kishte ndonjë situatë shqetësuese nga banorët e zonës, e nisur nga kjo policia dërgoi në Lezhë si përforcim për të pasur një situatë më të përforcuar rreth 80-100 forca policore shtesë krahas atyre që ka vetë drejtoria policore e Lezhës.
Ka pasur dhe forca italiane të cilët tashmë e kanë marrë kontrollin aty sepse janë ata që do jenë në këtë kamp emigrantësh. Rama udhëtoi me të njëjtën eskortë si gjithmonë. Mbetemi te incidenti tani, edhe pse mund të jetë goditur disi deputeti italian, Italia ka deri në 800 deputetë dhe policia italiane nuk besoj se i njeh të gjithë ata, dhe jo më të njihet nga forcat tona policore.
Në Shqipëri nuk para zë një vend të rëndësishëm kjo përplasje e deputetit italian sepse nuk e konsideruam si incident të rëndësishëm që duhej trajtuar. Fakti që ishte deputet mori vëmendje, por fakti që Italia ka aq shumë deputetë policia jonë nuk i njeh të gjithë. Ndërhyrja e policisë sonë ishte brenda rregullave duke marrë parasysh dhe faktin që nuk e njohin.
Kur Meloni doli nga makina për ta prezantuar atëherë pati një largim të forcave të sigurisë. Meloni e kuptoi se mund të goditej dhe ngjarja do merrte përmasa të tjera por për të në itali jo këtu se s’mund ti kërkosh llogari një oficeri të gardës pse veproi aq më tepër kur se njeh. Në asnjë vend të botës nuk të lejojnë të afrohesh ashtu çfarëdo të jesh.