Dy punonjësit e hotelit në Dhërmi, ku u vra dhe më pas u hodh në një gurore Eraldo Nevruzi janë lënë në burg.
Gjykata e Vlorës vlerësoi të ligjshëm arrestimin e Daniel Qoses 33 vjeç dhe David Lart 30 vjeç, të cilët dyshohet se ndihmuan autorin e krimit, Gerald Shehu të fsheh provat.
Punonjësit akuzohen se ndihmuan pronarin Gerald Shehu që të fusë trupin e viktimës në një qese plehrash dhe më pas e kanë futur atë në bagazhin e makinës. Të dy kanë shprehur pendesë në Gjykatë dhe kanë thënë se të gjitha veprimet i kanë bërë pasi pronari i ka kërcënuar me armë. Ata kanë asgjësuar të gjitha provat e vrasjes, duke djegur sendet personale, telefonin dhe rrobat e 31-vjeçarit në furrën e picerisë.