Policia e Vlorës raporton se ka zbuluar një parcelë me kanabis sativa në zonën e fshatit Hadëraj në Selenicë.
Bimët narkotike u gjetën në një zonë të pyllëzuar, teksa ato dyshohet se janë mbjellë nga 30-vjeçari me inicialet A.C. i cili u shpall në kërkim.
Pas verifikimeve në parcelë numëroheshin 334 rrënjë kanabis, të cilat u asgjësuan me djegie.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.