Në Spanjë ka një epërsi të konservatorëve, parti në opozitë, kundrejt Partisë Socialiste të Kryeministrit Pedro Sanchez, në zgjedhjet për Parlamentin Europian.
Në Spanjë, e djathta ka kërkuar t’i kthejë zgjedhjet evropiane në një referendum për Sánchez. Përpara tyre, vëmendja e publikut është përqendruar në një sagë që përfshin gruan e kryeministrit, Begoña Gómez, e cila po hetohet mbi akuzat për korrupsion dhe ndikim, të cilat Sanchez i ka hedhur poshtë si të motivuara politikisht dhe krejtësisht të pabaza.
Sipas sondazheve. Partia Popullore e liderit të opozitës Alberto Núñez Feijóo kryeson me 32.4%.
Partia Socialiste (PSOE) e kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez: 30.2%
Partia e ekstremit të djathtë Vox: 10.4%
Ndërkohë në Danimarkë, referuar sondazhit, E majta e Gjelbër kryeson me 18.4%, e ndjekur nga Social Demokratët, partia e kryeministrit të vendit, Mette Frederiksen me 15.4%.
Venstre – Partia Liberale e Danimarkës llogaritet me 13.9%, ndërsa Aleanca Liberale, një parti që planifikon t’i bashkohet Partisë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë llogaritet me 7.8%.