Telenovela më e gjatë futbollistike në merkato mbaroi me fundin e lumtur! Tani mund ta themi zyrtarisht: Kylian Mbappe është një futbollist i ri i Real Madrid. Endrra e tij u realizua, ëndrra e shumë tifozëve “merengues” gjithashtu.

Ky eshte transferimi i shekullit duke ditur se do të jetë me parametra zero dhe në kulmin e moshës për atë që konsiderohet si pasardhësi i dyshes Messi-Ronaldo në historinë e topit! Kylian Mbappe firmos per 5 vite te Real Madrid, pra deri ne vitin 2029.

Një telenovelë që për gati 3 vjet ka mbajtur të gjithë të ngjeshur përpara ekranit të telefonit në kërkim të lajmeve, në pritje të transferimit, por që pati kthesën finale korrikun e vitit të shkuar kur Mbappe – pasi kishte rinovuar deri në 2025 me PSG – mori vendim për të mos ushtruar opsionin e rinovimit deri në 2025 duke u ndarë rrugën e tij me klubin francez në fund të këtij maji dhe duke hequr dorë nga 80 mln eurot bonuse “besnikërie” që do të kishte marrë nësë rinovonte automatikisht sipas klauzolës.

Ai do të përfitojë një bonus 100 mln euro për 5 vite te Real Madrid, të ndara nga 20 mln euro, ndërsa rroga do të jetë gati e ngjashme me atë të Bellingham ose Vinicius Jr (pra rreth 20 mln euro).

Kylian Mbappé do të veshë numrin 9 në sezonin e tij të parë në Real Madrid. Ai do të marre me pas numrin 10 pasi Modric të tërhiqet nga futbolli ose te largohet nga Real Madrid edhe pse per kroatin pritet te jete sezoni i fundit ne aktivitet pasi ka rinovuar edhe 1 sezon me 15 here kampionet e Europes. Numri “9” i cili dikur eshte mbajtur nga Cristiano Ronaldo.