Afro 28 mijë fluturime në gjithë botën janë anuluar sot, pas problemeve me sistemin IT.
Ndërprerja e cila ka prekur gjithashtu bankat dhe shërbimet e urgjencës në të gjithë botën, është shkaktuar nga një përditësim i gabuar i softuerit nga firma e sigurisë kibernetike Crowdstrike.
Delta Airlines, e cila është kompania e dytë më e madhe në botë për nga numri i pasagjerëve, kishte ndaluar të gjitha fluturimet e saj, por më vonë tha se disa kishin rifilluar. American Airlines gjithashtu ndaloi fluturimet e saj më herët, por ka rifilluar shërbimin.
CroWdstrike ka kërkuar falje dhe tha se çështja “është duke u rregulluar”. Aktualisht nuk dihet se kur do të zgjidhet çështja.
Në spitalet Mass Brigham General, në Boston, Massachusetts, të gjitha takimet që konsideroheshin jo urgjente u anuluan të premten për shkak të ndërprerjes.
Dhe në Indi, aeroporti i Delhi thotë se disa shërbime janë ndikuar përkohësisht.
Aeroporti Schiphol i Amsterdamit po ashtu ka raportuar probleme.