Nga Hermes Kafexhiu
Në vitin 2017 në qeverinë teknike Gazment Bardhi bëri një udhëzim nga më dramatikët që është si ato detajet që humbet në rreshta, ku qytetarit të thjesht që i duhej të paguante vetëm kamatën do i shtohej dhe paradhënia e përmbaruesve.
Më pas udhëzimi u rrëzua në vitin 2023, ku me shumë mundësi janë mbledhur në kalvarin e zi të dy vjeçarit sa e sa borxhe që kanë mbjellë vuajtje në familje, në çifte të reja, në studentë, në njerëz plot halle dhe udhëkryqe të cilët kanë gjetur në ngushëllimin e paditurisë dhe dëshpërimit këtë zgjidhje
Një zgjidhje që në mënyrë figurative ndonjëherë mund të quhej vetëvrasëse, por që në realitetin tragjik ndodhi që të ishte realisht një fat i tillë për një burrë zotëri si Pal Trashaj.
“Ka pasur një reagim të fortë asokohe nga sistemi bankar kundër udhëzimit pasi rriste tarifat e përmbarimit në mënyrë të konsiderueshme dhe kërkonte parapagim pa u kryer puna. Ndërkohë që kjo rëndonte mbi qytetarët pasi bankat do t’ia ngarkonin këtë klientëve. Ky udhëzim do rriste fee-të për qytetarët dhe kostot për bankat e nivelit të dytë, pasi për cdo rast kredie që i kalonte përmbarimit, bankat do bënin një parapagim duke mos patur të qartë rezultatin e procesit të përmbarimit. Me sa di unë, ka shkuar deri në gjykatë kushtetuese dhe gjykata e ka rrëzuar këtë udhëzim.” – tha ditën e djeshme Sejko.
Nuk ka rëndësi fare nëse Bardhi përfshihet në debat publik apo ka konflikt interesi, Bardhi mbi të gjitha ka treguar një shenjë të madhe të hipokrizisë duke u hequr si një avokat i ndershëm publik, ndërkohë paska qenë po aq i pandershëm. Ai udhëzim është vrastar sepse shumë thjesht mikrokredia është kërkuar me 730 herë më shumë nga vlera e marrë në fillim kur ajo ka kaluar në proces përmbarimi.
Pra Bardhi ka firmosur një udhëzim që hap 730 halle, 730 vuajtje që nuk i djeg dot as flaka e gomës dhe as diversiteti politik i shpikur nga ku ai mbrohet.
Por mbi të gjitha ka një detaj që ne gazetarët mund ta themi qartazi që mos të humbas dhe kjo si në rreshta ai udhëzim që prodhoj malin hallemadh të babait të humbur e të helmuar, që një person që ishte bashkëpronar i mikrokredive me një të arrestuar sot ka qenë në mënyrë konsistente në fushatën e Elbasanit të 2021 me Bardhin drejtues politik.
Po për këtë Bardhi çdo të thuash ?!