Aksident i shumëfishtë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë. Mësoshet se të paktën katër automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, në rrugën “Xhanfize Keko”.

Si pasojë e këtij aksidenti dy automjete kanë përfunduar në të dy anët e rrugës. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.