Aktori i njohur Çun Lajçi, ka reaguar pas debatit të përvitshëm në rrjet, për “zbrazjen” e plazheve në Shqipëri, për shkak të çmimeve të larta.

“Mos e mashtroni popullin o hilexhi!

Mbramë zbarkova n’Shëngjin të Ilir Dedaj, në hotel Marigona, dhe çmimet i gjeta ato që i lash vitin e kaluem! Madje kafen 20 cent ma lirë se në Kurrizin tim të Dardanisë!

Por… n’Shengjin zot shtëpie asht Pjerin Ndreu e lezhnjani nuk luen me çmime se ka nder e burrni!

Mos u bani inatçor taborresh politike, se si n’Shqipni nuk gjeni edhe nji vend tjetër për xhepat tonë të shtjerrun!

Por ju që kërkoni luks tëposhtë jugut, knaquni, por mos kukatni për çmimet pastaj, se luksi e ka luksin e vet!

Ah det kaltrosh e qiell i shqipeve, kurrë mos mbetshim pa ty”, shkruan aktori i njohur.