Nga Frank Gardner, Korrespodent i BBC për sigurinë
FBI mund të drejtojë hetimin se si mund të ketë ndodhur ngjarja e djeshme në Pensilvani, por gishti i fajit drejtohet qartë nga Shërbimi Sekret. Ata kanë një punë – të mbrojnë presidentët e Amerikës, si të tanishëm ashtu edhe të mëparshëm – dhe në këtë dështuan në mënyrë spektakolare mbrëmë. Kanë kaluar 43 vjet që nga përpjekja e fundit për vrasjen e një presidenti amerikan në detyrë, kur Ronald Reagan u qëllua në mushkëri, por mbijetoi.
Sot, politikanët amerikanë dhe publiku duan të dinë se si një vrasës i mundshëm ishte në gjendje të zvarritej në një pikë të favorshme në çati, i armatosur me një pushkë dhe të lëshonte katër të shtëna drejt podiumit, të gjitha në një zonë që supozohej të ishte pastruar. Hetimi tashmë i nisur përfshin FBI-në, Shërbimin Sekret dhe Departamentin e Sigurisë Kombëtare. Drejtoresha e Shërbimit Sekret, Kimberly Cheatle, është thirrur për të dëshmuar para Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA më 22 korrik.