Ndryshohet masa e sigurisë për Erzen Breçanin. Këtë të martë, Apeli i Gjykatës së Posaçme vendosi që Breçani të lirohet nga qelia dhe ndaj tij caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
“Breçani dyshohet se ka qenë në dijeni të aktivitetit kriminal. Ndaj tij u caktua masa “arrest në burg”. Ditën e sotme, GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë, nga “arrest në burg” në arrest në shtëpi”, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Ermal Vija.
Ish-drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani, u arrestua më 20 nëntor 2023 dhe akuzohet për pastrim parash e përkrahje të autorit të krimit.