Kreu i SPAK Altin Dumani, në një takim pa kamera me gazetarët, iu drejtuan disa pyetje në lidhje me ish-ministrin Arben Ahmetaj, i shpallur në kërkim dhe nën hetim për shpërdorim detyre, pastrim parash, në çështjen e inceneratorëve për krimin e korrupsionit dhe fshehje pasurie.
Në takimin që po ndiqet edhe nga gazetarja Anila Hoxha, Dumani zbuloi se për Ahmetajn nuk ka pengesa për arrestimin e tij nga Zvicra dhe se është bërë kërkesa për ekstradim, por janë ende në pritje, pasi siç thotë kreu i SPAK, këto lloj procedurash zgjasin.
Në rast se zoti Ahmetaj ka një urdhër ndërkombëtar a ka një pengesë me Zvicrën? Sepse adresa e tij dihet
Dumani: Pengesa nuk ka, por procedurat e ekstradimit janë procedura që zgjasin. Që ditën që kemi bërë kërkesën për ekstradim jemi në pritje
Në dijeninë tuaj në momentin që ka bërë kërkesë për azil a e pengon kjo?
Dumani: Nuk jam në dijeni dhe nuk po flas
Pak ditë më parë Rai dha një dokumentar, keni një koment?
Dumani: Lidhur me inceneratorët ne i kemi procedurat nën hetim, edhe deklaratat e dhëna nga personi në fjalë po vlerësohen. Ka persona të hetuar të arrestuar, një ndër ta është zoti Ahmetaj. Po vlerësohet.