Ishin favoritët kryesorë, që në fillim të kompeticionit dhe tashmë janë favoritët absolut për fitimin e trofeut të dytë radhazi, të Copa America, me përfaqësuesen e Argjentinës, që ka arritur të për hertë të 4-t, në pesë edicionet e fundit të turneut, finalen e madhe, teksa kësaj here e arriti falë fitores së pastër, 2 me 0, ndaj Kanadasë.
Një gol në secilën pjesë, fillimisht nga Julian Alvarez, në minutën e 22’-të e më pas nga kapiteni Lionel Messi, në minutën e 51’-të, mjaftuan që djemtë e teknikut Lionel Scaloni, të arrini në fazën e radhës dhe të fundit, të këtij kompeticioni, finalja e madhe e 15 korrikut.
Tashmë kampionëve “Bardhekaltër” të botës nuk i mbetet asgjë tjetër veçse të presin fituesin e gjysmëfinales tjetër, Uruguaj-Kolumbi, me fituesin që do përballet me Argjentinën në finale, ndërsa humbësi do të ndeshet me Kanadanë, për vendin e tretë.