Vajza e ish-presidentit Trump, Ivanka ka reaguar përmes një deklaratë në ‘X’, duke falënderuar forcat e rendit për reagimin e tyre të shpejtë.
“Faleminderit për dashurinë dhe lutjet tuaja për babanë tim dhe për viktimat e tjera të dhunës së pakuptimtë në Butler, Pensilvani.
I jam mirënjohës Shërbimit Sekret dhe të gjithë oficerëve të tjerë të zbatimit të ligjit për veprimet e tyre të shpejta dhe vendimtare sot. Unë vazhdoj të lutem për vendin tonë. Të dua babi, sot dhe gjithmonë”, ka shkruar ajo.
Ish-presidenti dhe aktualisht kandidati për President i SHBA u largua nga podiumi pasi u dëgjuan të shtëna të forta në fillim të një mitingu në Butler, Pensilvani, të shtunën mbrëma me orën europiane. Ai është plagosur në veshin e djathtë dhe sipas burimeve paraprake është “më tepër një gërvishtje”.
Trump mori mjekimin në spitalin e zonës dhe me pas u largua dhe është në gjendje të mirë. Shërbimi Sekret amerikan thotë se Trump tani është i sigurt dhe nën masa mbrojtëse.