Një burrë që ishte i pranishëm në atentatin ndaj Donald Trump, ka zbuluar se ai kishte paralajmëruar agjentët e Shërbimit Sekret për një person të armatosur në një çati aty pranë, vetëm disa minuta para ish presidenti të qëllohej. Dëshmitari, i njohur si Greg, tha për BBC-në se pa vrasësin të ngjitej në çatinë e një ndërtese në Butler, Pensilvani dhe u habit nga mungesa e veprimit nga oficerët.
“Po mendoja, pse Trump po fliste ende, pse nuk e kanë larguar nga skena? Më pas, u dëgjuan 5 të shtëna.” Madje, zyrtarët policorë kanë konfirmuar se nuk e kanë vënë re praninë e të dyshuarit në çati. Oficerët më pas u ngjitën në çatinë ku ndodhej personi i armatosur.
Dëshmitari, i cili është një mbështetës i Trump, tha për BBC-së se si e pa personin e armatosur duke u përgatitur për të vrarë ish-presidentin. Mbështetësit e tjerë gjithashtu e panë atë në çati për tre ose katër minuta pa u ndërmarrë asnjë veprim nga agjentët, tha ai.
“Ne vumë re një djalë në çatinë e ndërtesës pak metra larg nesh. Ai kishte një pushkë, ne mund të shihnim qartë se kishte një pushkë. Kur u pyet nëse ishte i sigurt se të shtënat erdhën nga njeriu në çati, mbështetësi i Trump u përgjigj: “100%, 100%.
Pak çaste më vonë, agjentët e Shërbimit Sekret u dëgjuan duke bërtitur “qitësi u rrëzua”. Agjencia konfirmoi se ngjarja po hetohet si tentativë për vrasje. Dëshmitari tha se agjentët ndoshta nuk mund ta shihnin sulmuesin, pasi forma e çatisë mund të kishte penguar shikimin e tyre.