Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu shqetësimin për atentatin ndaj Donald Trump, viktimë e një atentati të shtunën gjatë një mitingu parazgjedhor, duke e cilësuar një tragjedi për demokracinë.
“Një mbështetës i Trump vdiq, shumë u plagosën. Kjo është një tragjedi për demokracitë tona.
Franca ndan tronditjen dhe zemërimin e popullit amerikan”, shtoi Macron.
Sipas raportimeve janë dëgjuar zhurma të shtënash me armë para se Trump të binte në tokë. Më pas ai është ngritur nga efektivët e Shërbimit Sekret dhe është larguar nga podiumi.