Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilio është ndalur të komentojë planet e zikaltërve për merkaton e kësaj vere, duke sqaruar se tashmë skuadra është kompletuar dhe se nuk pritet të ketë lëvizje të shumta deri në nisje të sezonit të ri.
Ausilio pranoi se dëmtimi i Buchanan do të kërkojë një ndërhyrje, teksa sqaroi edhe situatën me holandezin De Vrij, i cili kërkohet nga klube të Arabisë Saudite.
Zyrtarizohet te Ingolstadt 04, Simoni: Një mundësi e madhe për të hedhur hapin tjetër
“Kemi marrë Taremin dhe Zielinksin në avancë dhe tashmë edhe portierin Martinez, ndaj them se skuadra është e kompletuar për sezonin e ri. Dëmtimi i Buchanan na krijon një boshllëk dhe kemi diskutuar me trajnerin. Kemi krijuar një ide dhe disa emra që do të na shërbenin, por do të shfrytëzojmë mundësinë më të mirë në të gjithë aspektet, duke pasur edhe dy muaj kohë në dispozicion. Na duhet një futbollist që luan me këmbën e majtë. Sa i përket De Vrij, ka bërë shumë mirë dhe ne e vlerësojmë, por kur vijnë oferta të tilla, jashtë normale, i takon futbollistit të marrë një vendim. Nëse ai vendos të largohet, nuk do të gjendemi të papërgatitur”, u shpreh Ausilio.