Pas ekzekutimit të Faton Hajrizit, policia serbe ka arrestuar edhe blogeren e famshme në Serbi, Ivana Radovanoviç. Ajo u arrestua për shkak se dyshohet se së bashku me bashkëshortin e saj, Zoran, të kenë ndihmuar Hajrizin për tu arratisur. Ky i fundit akuzohet si autor i dyshua i vrasjes së policit serb Nikola Krsmanoviç, e plagosi kolegun e tij Vjekoslav Iliç në Loznica.
Bashkëshorti i blogeres, Zoran Radovanoviç është i njohur për policinë pasi ka qenë dënuar me tetë vjet burg në Gjykatën Speciale në Beograd për trafik droge, por ai u arratis dhe për të ishte lëshuar edhe një urdhër. Siç u zbulua gjatë arrestimit, ai kishte falsifikuar dokumentet me vete dhe taksisti që drejtonte Hajrizin, pas arrestimit tha se i kishte thënë të shkonte te Marko Markoviç “i cili ka hotel në Bijeljina”.
Më herët ministri serb, Ivica Daçiç tha sot se po hetohen edhe persona të tjerë që kanë ndihmuar shqiptarin e Kosovës të arratisej.
“Po ashtu, ne jemi duke bërë kontrolle dhe do të arrestojmë të gjithë ata që e kanë ndihmuar në Preshevë dhe Bujanoc, sepse ai nuk ka hyrë askund ligjërisht”, tha Daçiç.
Ai theksoi se policia nuk do të tregojë mëshirë për askënd, veçanërisht për serbët që morën pjesë në këtë. Ministri përmendi se është duke u hetuar edhe një person i tretë, i kombësisë serbe me nënshtetësi sllovene, për të cilin Daçiç thotë se ka marrë pjesë në gjithçka.