Sot besimtarët bektashinj festojnë Ditën e Ashures. Në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve është zhvilluar ceremonia e festës. Kryegjyshi i Bektashinjve, Baba Mondi në ceremoni theksoi se duhet të bëhen vepra të mira dhe gjithmonë të ndihmohen të tjerët, sidomos në këto kohëra të vështira për botën.
“Të nderuar besimtarë e klerikë, trupi diplomatik, e nderuar deputete e Gjermanisë, vëllezër nga e gjithë bota, Zoti ju nderoftë. I nderuar që sot kremtojmë ditën e Hashurës, pas 10 ditëve agjërim në nder të martirëve.
Zoti jua shpërbleftë ju që doni Pejgamerin dhe familjen e tij. Dëshira ime është që kjo ashure të jetë e mbushur me mëshirë dhe dhembshurinë e Zotit”, tha ai.