Nga regjistrimi i fundit të popullsisë dhe ekonomive familjare, këtë të premte janë publikuar të dhënat preliminare.
Sipas këtyre të dhënave në Kosovë janë 1 milionë e 586 mijë e 659 (1,586,659) banorë.
Në nëntë komuna ka pasur rritje të numrit të popullsisë e në 29 të tjera, ulje të numrit të banorëve.
Komunat që janë rritur më shumë janë Fushë Kosova, Parteshi, Gracanica, Kllokoti, Prishtina, Obiliqi, Mamusha, Ferizaj.
Shtim natyror të popullsisë për 203,294 banorë.
Rritje e moshës mesatare të popullsisë për 4.85 vjet. Mosha mesatare 34.82 vjet.
Dominon popullsia e grupmoshave 20-24 vjeç.
Dominon popullsia 16-64 vjeç, rënie e moshave 0-15 vjeç dhe rritje e moshave mbi 65.
Ka lëvizje të popullsisë nga vendbanime kodrinoro-malore dhe komunat kufitare, përqendrimi më i madh në Prishtinë dhe Fushë Kosovë.
Prishtina ka rritje, Ferizaj po ashtu, Gjilani e Prizreni e Gjakova ka rënie.
Fushë-Kosova ka 762 banorë për 1km katror, Mamusha me 513 dhe Prishtina me 434 banorë për 1 km katror.
Numri i banesave 560 mijë të banueshme, prijnë Prishtina, Prizreni dhe Ferizaj.
Ka rritje të ekonomive familjare 353,702 në vitin 2024. Numri mesatar për ekonomi familjare ka rënie të madhe nga 5.9 banorë në 4.5 banorë.
Nuk ka ndryshime raporti gjinor me regjistrimin fundit.
Femra 49.90% dhe meshkuj 50.10%.
Femra 791,614 dhe meshkuj 795,046.
Në fund të këtij viti do të dalin rezultatet finale, nuk pritet të ketë ndryshim të madh. Ndryshimi mund të jetë 1 deri në 3%.
Në katër komunat e veriut, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut pati bojkotim në masë të madhe.
Në komunat me shumicë serbe në jug janë regjistruar të gjithë.
Deri më tani janë regjistruar rreth 600 mijë nga diaspora.
Në regjistrimin e fundit në vitin 2011 numri i banorëve ishte 1,739,825.
Regjistrimi i diasporës do të vazhdojë deri në fund të muajit gusht përmes platformës e-Kosova.