Kryeministri Edi Rama deklaroi se tanimë vota e diasporës është një realitet.
Në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste, Rama pati një thirrje për diasporën, ku tha se Shqipëria është shtëpia e tyre jo vetëm për të investuar, por edhe për të votuar.
Kreu i qeverisë shtoi se emigrantët shqiptarë duhet ta gëzonin këtë të drejtë prej kohësh.
“Shqiptarët e Evropës, janë kontributorë të mëdhenj në ekonominë kombëtare. Duhej prej kohësh ta gëzonin të drejtën e votës. Pavarësisht dëshirës,s anksionimi i kësaj, mori kohë të gjatë, në mungesë të votave të nevojshme. U them bujrum. Shqipëria është shtëpia juaj, për të investuar, por edhe për të votuar. Nëse nuk vini të votoni këtu, dërgojeni votën me postë”, theksoi ai.