Alisha Lehmann është futbollistja më e re e Juventusit të femrave. Deri këtu çdo gjë është në rregull, teksa ajo konsiderohet një ndër futbollistet më sharmante në Evropë.
Veç cilësive në fushë, pamja e saj ka tërhequr vëmendje në mediet rozë. Alisha vjen te Juventusi pasi disa ditë më parë bardhezinjtë siguruan firmën me bashëkshortin e saj, Douglaz Luiz, për 50 milionë euro.
“Jam shumë e lumtur, Juve ka një histori të madhe, aq sa duhet të jem e sinqertë: kur bëra ekzaminimet mjekësore, pashë shumë tifozë në J|Medical, duke dalë nga makina isha pak nervoze, por tani gjithçka është në rregull”, deklaroi Alisha Lehmann, lojtarja e re e bardhezinjve. “Për mua dhe Douglasin, të qenit së bashku në të njëjtin klub është një ëndërr. Ne kemi luajtur shpesh në qytete të ndryshme dhe për këtë arsye të jesh në gjendje të përjetosh këto aventura të mëdha në të njëjtin vend është diçka e mrekullueshme”, tha Alisha.