Me ndyshimet më të fundit të bëra në ligjin për Arsimin e Lartë, në vitin e parë të studimeve, studenti i cili ka zgjedhur të ndjekë një prej programeve të studimit që përbën prioritet kombëtar, përfiton mbështetje financiare me bursë, në masën e pagës minimale mujore.
Në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave pas vendimit të marr 3 janë kategoritë e studentëve që përfitojnë bursa, bazuar në notën mesatare. Pas vitit të parë të studimeve, studenti përfiton mbështetje financiare me bursë deri në masën e pagës minimale mujore, mbi bazën e arritjeve akademike, si më poshtë vijon:
a) Me ruajtjen e notës mesatare mbi 8.00, përfiton 100% të masës së pagës minimale;
b) Me ruajtjen e notës mesatare nga 6.5 deri në 8.00, përfiton 60% të masës së pagës minimale;
c) Me ruajtjen e notës mesatare deri në 6.5, përfiton 30% të masës së pagës minimale.
Ndërkohë në vendim përcaktohet qartë se gjithashtu studenti duhet të ketë shlyer të gjitha detyrimet akademike të vitit përkatës akademik për përfitimin e mbështetjes financiara. Përzgjedhja e studentëve përfitues, bëhet nga institucionet e Arsimit të Lartë publikë për çdo program prioritar në bazë të renditjes, sipas notës mesatare në pranim, nëse numri i kërkuesve është më i madh se kuotat e miratuara.