Conference League do zhvillojë sot ndeshjet e para të turit të parë kualifikues. Këtë të enjte janë pesë skuadra shqiptare që do zbresin në fushë, me objektivin e qartë sigurimin e suksesit.

Në “Elbasan Arena” duke nisur nga ora 20:00 Partizani pret maltezët e Marsaxlokk. “Demat” kërkojnë të “vulosin” gjithçka që në ndeshjen e parë për mos pasur surpriza në ndeshjen e kthimit. Në Gjeorgji, Tirana luan me Torpedo Kutaisi. Bardheblutë kanë një transfertë të vështirë dhe një barazim do ishte me vlerë për Tiranën që ka bërë shumë ndryshime në merkato. Ndeshja nis në orën 19:00. Në Islandë, Vllaznia ka një duel të fortë kundër Valur. Ndeshja merr jetë në 21:00 dhe shkodranët kërkojnë të paktën të dalin me një barazim nga udhëtimi i largët. Në orën 17:00 luhet edhe Malisheva – Buducnost, ndërsa në 18:00 Shkëndija luan me armenët e Noah në udhëtim.