Kampionati final evropian i Cristiano Ronaldos përfundoi me një notë të hidhur kur Portugalia u eliminua nga Franca, në çerekfinalen e Kampionatit Evropian 2024 në Volksparkstadion të Hamburgut më 5 korrik.
Ronaldo, i cili e kishte udhëhequr skuadrën e tij drejt titullit të Euro 2016, nuk arriti të shënonte asnjë gol në këtë edicion të turneut, pasi ishte aktivizuar në të pesë ndeshjet.
Pavarësisht se mori një mundësi nga pika e bardhë për të shënuar në ndeshjen e 1/16-tës kundër Sllovakisë, penalltia e tij u priu nga Jan Oblak.
Gjithsesi, Ronaldo ka hyrë në rrjetet e tij sociale për të thyer heshtjen dhe për t’iu drejtuar fansave në një postim emocionues.
“Ne donim më shumë. Ne meritonim më shumë. Për ne. Për secilin prej jush. Për Portugalinë”,- ka shkruar Ronaldo.
“Jemi mirënjohës për gjithçka që na keni dhënë dhe për gjithçka që kemi arritur deri më tani. Në fushë dhe jashtë saj, jam i sigurt se kjo trashëgimi do të nderohet dhe do të vazhdojë të ndërtohet. Së bashku”,- shtoi ai.