Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e Lindita Nikollës nga posti i kryetares së Kuvendit, vendim që e njoftoi vetë në seancën e djeshme që ishte edhe e fundit e këtij sesioni.
Në jë postim në rrjetet speciale, Spiropali vlerësoi figurën e Nikollës, ndërsa shtoi se ajo qëndroi në lartësinë e detyrës pavarësisht faktit që shpesh Kuvendi u kthye në “shesh përsheshi fjalësh, flakadanësh, tymi e zjarri”.
Postimi i plotë: Mirënjohje dhe Respekt për Lindita Nikollën
Kuvendi, posaçërisht vitin e fundit parlamentar, është kthyer shpesh në shesh përsheshi fjalësh, flakadanësh, tymi e zjarri.
Lindita qëndroi në lartësinë, dinjitetin dhe drejtësinë që i takon asaj detyre.
Grua, mike, kryetare, shumë përqafime për Ty!