Me Hënën në Luan që nga dje, e hëna nis me humor për dy shenja të zodiakut. Do të jeni në qejf për t’u argëtuar me njerëzit më të dashur. Vetëm në orët e vona të natës do të ketë disa “episode” të pakëndshme, për shkak të sheshit të saj me Marsin në Demi, që ndoshta nuk do të prekë shumë.
Megjithatë dy shenjat e horoskopit që do të jenë në hare dhe të ekzaltuar për të shijuar çfarë jeta ju sjell janë, Luanët dhe Dashi, pasi Hëna godet respektivisht në shtëpinë e tyre të parë dhe të 5- të diellore.
Ata gjithashtu do të jenë më të hapur emocionalisht me partnerin apo të dashurit e tyre, mund të dalin edhe të argëtohen me zemër, të kalojnë bukur dhe të kenë fatin e tyre romantik nëse janë beqarë.