Pak ditë pas largimit të Gareth Southgate nga pankina e ‘Tre Luanëve’, pas një finale europiane të humbur nga anglezët ndaj Spanjës, më 14 korrik (1-2), Federata Angleze po punon për gjetjen e një trajneri të ri.
Prandaj FA nisi një thirrje për aplikime, duke detajuar edhe cilësitë e nevojshme për të marrë pozicionin vakant.
“Procesi ynë i planifikimit të vazhdimësisë ka identifikuar tashmë një numër kandidatësh”, tregon Federata, ndërsa siguron që procesi do të jetë i hapur për këdo që plotëson kriteret që publikoi të premten, pra “të jetë një menaxher i aftë për të fituar një turne madhor”.
Eddie Howe dëshiron të qëndrojë në Newcastle
Pas tetë viteve të një epoke të Southgate, i cili ka dëshuar nga dy finale të Euros, një gjysmëfinale dhe një çerekfinale të Kupës së Botës, Anglia po pret më shumë se kurrë për njeriun që do të drejtojë kombëtaren e tyre të fitojë titullin e parë që nga viti 1966, Kupa e Botës, e fituar në shtëpi.
Euro 2028, e cila do të luhet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, është veçanërisht në qendër të vëmendjes.
Prandaj, Federata Angleze është e interesuar për një mori kandidatësh. Ndër më të vlerësuarit është Eddie Howe, menaxheri i Newcastle, i cili iu përgjigj interesimit të Federatës, duke i thënë Daily Mail, se ai “donte të qëndronte në Newcastle”.
Graham Potter, Mauricio Pochettino dhe Thomas Tuchel, të gjithë të lirë, si dhe Ange Postecoglou, nën kontratë me Tottenham, janë gjithashtu kandidatë të besueshëm.
Ndër kushtet paraprake, Federata përmend “lidershipin frymëzues” për ekipin teknik, “përvojë të konsiderueshme” të futbollit anglez, si dhe “një histori solide të rezultateve në Premier League dhe/ose në garat kryesore ndërkombëtare”. Afati i fundit për aplikim është data 2 gusht.