Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në aksin “Velipojë-Shkodër”. Një grua 39 vjeçe ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte e për pasojë ka përplasur një vajzë të mitur 14 vjeçe.Njoftimi i policisë
Rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”, shtetasja S. K., 39 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar një 14-vjeçare (pasagjere) e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.