Kylian Mbappe është prezantuar zyrtarisht te Real Madid. Në stadiumin “Santiago Bernabeu”, të mbushur në kapacitetin maksimal nga tifozët, Mbappe deklaroi se për të, ishte diçka e pabesueshme që të ishte në Madrid.

Teksa u prezantua në gjuhën spanjolle, Mbappe tha se ka ëndërruar prej vitesh që të luante me Real Madrid dhe se tanimë ëndrra e tij u bë realitet.

 

“Përshëndetje të gjithëve. Do përpiqem të flas në gjuhën spanjolle. Është e pabesueshme të jesh këtu, e pabesueshme. E kam ëndërruar për shumë vite që të luaj me Real Madrid dhe sot më realizohet ëndrra. Jam shumë i lumtur. Dua të falenderoj së pari presidentin Florentino Perez, i cili më ka mbështetur që në ditën e parë. Kanë ndodhur shumë gjëra, por dua t’i them faleminderit”, tha Mbappe gjatë prezantimit të tij në “Santiago Bernabeu”.