Një 45-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e djeshme teksa ndodhej në qeli në Greqi.
Ngjarja ka ndodhur në stacionin e policisë së Mouzakit në Karditsa. 45-vjecari ishte ndaluar pas një incidenti në sheshin e Mavromatiout dhe po mbahej në qeli. Ai ka përdorur çarçafin e krevatit, të cilin e ka lidhur tek kangjellat dhe është vetëvarur. Autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.