Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025, shqiptarët do të votojnë me një kod të ndryshuar zgjedhor, ku risia është dhënia mundësi shqiptarëve që jetojnë jashtë, për t’u bërë pjesë në zgjedhjes të përfaqësuesve në parlament.
Miratimi me 105 vota pro në parim dhe ato kundra të Alibeajt, Bashës, Sulës, Jakupllarit, Bakiut, Shehit, Dukës e Mediut, do të thotë se me formulën e re për shpërndarjen e mandateve dy partitë e mëdha PS-PD ndryshe nga sa premtuan, forcuan vullnetin e kryetarit në hartimin e listës pasi plot 100 deputetë do emërohen prej tyre. Diskutimet e këtyre ndryshimeve u shoqëruan me debate e kundërshti.