Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi dje aleatët e NATO-s kundër miratimit të masave që mund ta tërheqin Aleancën e Atlantikut të Veriut në një luftë në Ukrainë kundër Rusisë, raportoi agjencia amerikane e lajmeve Bloomberg.
“Ndërsa përcaktojmë masat që duhen marrë për të mbështetur Kievin, ne gjithashtu mbajmë qëndrimin tonë parimor për të mos e bërë NATO-n palë në luftë”, tha Erdogan në aeroportin e Ankarasë përpara se të fluturonte për në samitin e aleancës në Uashington.
Presidenti turk siguroi mbështetjen e vendit të tij për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës. Erdogan më pas u kërkoi udhëheqësve të NATO-s të heqin kufizimet në tregtinë e industrisë së mbrojtjes me Turqinë.
“Zbatimi i vendimeve të marra në Vilnius në lidhje me luftën kundër terrorizmit dhe heqjen e barrierave për tregtinë e mbrojtjes midis aleatëve është i rëndësishëm,” tha ai.