Menaxhmenti i aeroportit në qytetin e Katanias ka njoftuar se një pjesë e aeroportit do të mbyllet sot për shkak të hirit të krijuar nga aktiviteti i vullkanit Etna. Sektorët B2 dhe B3 do të jenë të mbyllur, thuhet në njoftim.
Sipas mediave italiane, ka patur rritje të aktivitetit vullkanik ditët e fundit në vullkanin Etna, që ndodhet në ishullin e Siçilisë, me një lartësi prej rreth 3.300 metrash. Shpërthimi u vu re në kraterin e vullkanit të quajtur “Voragine”. Llava dhe hiri filluan të shpërthejnë fuqishëm nga ky krater.
Kishte gjithashtu një rrjedhë llave nga krateri “Voragine” në kraterin tjetër, i quajtur ‘krateri i ri’.
Sipas vlerësimeve të Zyrës rajonale të Institutit Kombëtar Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) në Katania, hiri i emetuar nga Etna arriti një lartësi prej afërsisht 4.5 kilometra dhe u zhvendos drejt juglindjes. Etna, i cili është vullkani më i lartë aktiv në Evropën kontinentale, nxori për herë të fundit hi dhe llavë kaq shumë në dhjetor 2023.