Fluturimet nga aeroporti i Katanias, në Sicilinë lindore, anuluan pas shpërthimit të vullkanit, duke krijuar problemepër udhëtarët gjatë sezonit të lartë turistik të verës.
Etna, një nga vullkanet më aktive në botë, ka përjetuar një aktivitet intensiv ditët e fundit, duke nxjerrë hi dhe lavë të nxehtë.
Aeroporti i Katanias u mbyll gjithashtu edhe në fillim të këtij muaji.