Është një çështje e brendshme.
Nuk dihet nëse Spanja do të fitojë titullin në Euro 2024, teksa deri më tani ka fituar kurorën si skuadra me futbollin më të bukur, ndërsa është më pranë një tjetër suksesi.
Në një turne të madh ka edhe një “Këpucë të Artë” për golat më të shumtë, por edhe një trofe për numrin e asisteve, dhe këtu lojtarët spanjollë janë dominues. Lamine Yamal ka 3 pasime për gol, po aq sa holandezi Xavi Simons, ndërsa ka edhe finalen për të luajtur, ndërsa “tulipani” tashmë është më pushime.
“Furitë e Kuqe” kanë edhe Dani Olmo me dy asiste, padyshim lojtari më i veçantë në Gjermani lidhur me statistika të tilla, teka ka shënuar edhe 3 gola, duke pretenduar “Këpucën e Artë”, me “yllin” ofensiv
“Ylli” ofensiv 26-vjeçar është I pari për atë që quhet “renditja me pikë”, ku mblidhen golat dhe asistencat, me 5 të tilla.
Anglia, finalistja tjetër e Kampionatit Evropian, është jashtë kësaj gare dhe nuk ka si të jetë ndryshe kur ishullorët kanë realizuar vetëm 6 gola, ndaj 13 të Spanjës, ndërsa kanë 4 lojtarë që kanë dhënë pasime përcaktuese, Guehi, Toney, Rice dhe Palmer.