Lamine Yamal regjistroi disa rekorde ndërsa Spanja u shpall kampionia e Euro 2024 këtë verë. Adoleshenti i Barcelonës u bë golashënuesi më i ri në historinë e turnet dhe u fitoi çmimin “Lojtari i Ri” i europianit.
17-vjeçari tani mund të shtojë një tjetër arritje në koleksionin e tij tashmë në “lulëzim”, pasi goli i tij mahnitës në gjysmëfinale kundër Francës u emërua zyrtarisht Goli i Turneut EURO 2024.
Goli i Yamal u përzgjodh nga vëzhguesit teknikë të UEFA-s si më i miri nga të gjithë. Goli me godtijen “biçikletë” i Jude Bellingham për Anglinë kundër Sllovakisë që u rendit i dyti në listën me 10 gola.
Këtu janë top 10 golat e Euro 2024
Lamine Yamal, Spanjë 2-1 Francë (09/07, gjysmëfinale)
Jude Bellingham, Angli 2-1 Sllovaki, (30/06, raundi i 16-të)
Xherdan Shaqiri, Skoci 1-1 Zvicër (19/06, ndeshja 2)
Nicolae Stanciu, Rumani 3-0 Ukrainë (17/06, ndeshja 1)
Arda Güler, Turqi 3-1 Gjeorgji (18/06, ndeshja 1)
Mert Müldür, Turqi 3-1 Gjeorgji (18/06, ndeshja 1)
Fabián Ruiz, Spanjë 3-0 Kroaci (15/06, ndeshja 1)
Ollie Watkins, Holandë 1-2 Angli (10/07, gjysmëfinale)
Mattia Zaccagni, Kroacia1-1 Itali (24/06, ndeshja 3)
Xavi Simons, Holandë 1-2 Angli (10/07, gjysmëfinale)
Më herët të martën, UEFA zbuloi edhe 11-shen më të mirë të turneut.