Në krah të lojtarëve të kombëtares turke pas humbjes nga Holanda dhe eliminimi nga vazhdimi i Euro 2024, ishte presidenti Taip Erdogan.
Presidenti turk ka vizituar dhomën e zhveshjes, ku ka folur me lojtarët. Ai përshëndeti një nga një të gjithë lojtarët e ekipit, madje disave kishte diçka më shumë për t’u thënë.
Më pas ai iu drejtua të gjithëve me disa fjalë përgëzuese për lojën që zhvilluan para se të largohej. Tajip Erdogan ishte në Gjermani për çerekfinalen me gruan e tij.