Kombëtarja e Izraelit do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024. FIFA, në fakt, ka shtyrë vendimin e pritshëm për pezullimin e Izraelit nga garat ndërkombëtare të futbollit.
Siç raporton “El Mundo Deportivo”, organi drejtues i futbollit botëror do të marrë një pozicion vetëm pasi të përfundojë Olimpiada, prandaj, vendimi duhet të shpallet deri më 31 gusht. Federata Palestineze e Futbollit (PFA) i kërkoi organizatës së drejtuar nga Gianni Infantino të pezullonte Izraelin për shkak të luftës. FIFA kishte urdhëruar një vlerësim urgjent ligjor dhe premtoi se do ta adresonte çështjen në një mbledhje të bordit në korrik. Por, në fund, nuk do të jetë kështu.
Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Franceze do të zhvillohet më 26 korrik dhe gara e futbollit për meshkuj do të fillojë më 24 korrik: Izraeli do të përballet në fazën e grupeve me Malin, Paraguajin dhe Japoninë.