Ish-Miss Maqedonia e Veriut, ka pësuar një aksident të rëndë ndërsa ndodhej në Ohër, dhe ka thyer 7 brinjë.

Mediat maqedonase raportojnë se Emilia Rozman është rrëzuar në prakingun pranë “Gjirit të Eshtrave” në Ohër.

Në policinë e Ohrit më 6 korrik në ora 21:40 është raportuar se 32-vjeçarja nga Shkupi duke bërë fotografi pranë rrethojës metalike të parkingut në kompleksin turistik “Gjiri i Eshtrave” afër fshatit Peshtan të Ohrit, ka rënë dhe ka marrë lëndime të rënda.

Emilia ka postuar në profilin e saj në Facebook nga shtrati i saj në spital dhe ka shpjeguar se si ndodhi aksidenti ku ka thyer 11 brinjë gjatë rënies prej 7 metra lartësi.