Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për datën e zgjedhjeve në Himarë.
Fredi Beleri kërkoi shfuqizimin e dekretit te Presidentit Bajram Begaj i cili caktoi 4 gushtit si datën e zgjedhjeve në Bashkinë Himarë.

Klodjana Gjyzari përfaqësuesja ligjore e PBDNJ dhe e ish-kryebashkiakut Fredi Beleri e bazoi mbrojtjen e saj në nxitimin e Presidentit për të shpallur datën e zgjedhjeve pa pritur përfundimin e procedurës se ankimimit te Fredi Belerit.

Avokatja akuzoi kreun e shtetit se ka mbajtur anë politike pasi dekreti presidencial duhet të shpallej pas 5 gushtit, datë kur përfundonte afati për ankimin e Fredi Belerit në gjykatë.
Gjyzari: Presidenti nuk duhet të anojë nga partitë politike, ky dekret e ka reduktuar rolin e tij në numërues datash. Ka vepruar tej parashikimeve të Kushtetutës, dekreti i tij duhet të shfuqizohet si i paligjshëm.
Përfaqësuesja e Presidentit: Padia ka të meta thelbësore të objektit dhe legjitimitetit procedurial.

Dekreti ka dalë pasi është shpallur vakanca. Presidenti i Republikës është vënë në lëvizje pasi është shpallur pavlefshmëria e mandatit në bazë të ligjit të dekriminamizimit
Nuk është akt që ka dalë drejtpërdrejtë për paditësin, lidhet drejtpërdrejtë me zgjedhjet dhe palët e tjera politike që tashmë janë regjistruar, madje edhe PBDNJ me vendim të KQZ, thënë këtë pretendimi bie vetëm nga aktet e ndërmarra.

Më 5 korrik, Presidenti Begaj dekretoi 4 gushtin si datë për zgjedhjet e reja në Himarë, menjëherë pasi KQZ vendosi heqjen e mandatit të Blerit si kryebashkiak i Himarës. Beleri është arrestuar më 12 maj 2023, 2 ditë para zgjedhjeve në Himarë, dhe aktualisht vuan dënimin me burg për korrupsion aktiv në zgjedhje.