Një video e tmerrshme është publikuar nga autoritetet në Filadelfia, ku tregojnë një grua me ngjyrë që qëllon drejt një foshnje shtatë muajshe.
Ndërkohë që qëlloi drejt foshnjës e cila ndodhej në një karrocë, ajo iu drejtua nënës së fëmijës, “fu*ck fëmijën tënde k*urvë* me shumë gjakftohtësi. Nëna e djalit të vogël në ankth dhe frikë po bërtiste e tmerruar.
Plumbi zuri fëmijën në këmbë, ndërkohë që autorja u largua nga vendi i ngjarjes. Babai i djalit vrapoi drejt saj për ta kapur, por ajo filloi të qëllonte me armë zjarri drejt tij dhe e ndaloi. Fëmija u transportua menjëherë në spital nga një dëshmitar aty pranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nëna dhe babai i fëmiëjs u gjetën disa blloqe larg vendit të të shtënave nga policët.
Policia gjeti dy gëzhoja në vendin e ngjarjes, ndërkohë që pas një pune të madhe arriti të arrestonte autoren, e cila u identifikua si 28-vjeçarja Dominique Billips nga Filadelfia.