Fundjava ka bërë që Pogradeci të jetë i mbipopulluar me pushues të shumtë, kryesisht nga kryeqyteti.
Gjithë zona bregliqenore prej Linit deri ne Tushemisht, ka qenë sot me pushues të shumtë të cilët për të shmangur temperaturat shumë të larta që kanë përfshirë kryesisht qendrën e vendit, kanë zgjedhur si alternative qytetin e Pogradecit. Pushuesit shprehen se përveç freskisë, natyrës dhe ujit te liqenit, kushtet e plazhit dhe shtimi i hapësirave te plazhit publik, ka rritur frekuentimin dhe ka shtuar ditet e qendrimit. Pushuesit shprehen se çmimet nga viti i kaluar nuk kanë pësuar ndryshime.
Për të gjithë vizitoret duke u referuar ofertave akomoduese dhe bareve e restoranteve, mbeten pushime ekonomike të përballueshme për një pjesë të konsiderueshme të atyre që pushojnë. Dhe këtë vit pushuesit besnike mbeten kryesisht moshat e mesme dhe të treta që vijnë nga Tirana dhe Elbasani.