Është shtyrë seanca për ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në lidhje me çështjen “Gërdeci”. Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se shkak për shtyrjen e seancës, u bë mungesa e një prej ekspertëve.
Në seancë nuk ishte paraqitur as Mediu, por nëpërmjet avokateve të tij dorëzoi në seancë 113 pyetje qe do i drejtoheshin ekspertëve kontabël për dëmin e shkaktuar buxhetit të shtetit për ngritjen e fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec. Seanca e radhës do të mbahet më 31 korrik.