Shtyhet sërish seanca për deputetin Ervin Slainji, i akuzuar për kallëzim të rremë për dosjen ‘Babale’.
Në seancën e së enjtes avokati Indrit Sefa që mbron në këtë proces Jetmir Olldashin ka paraqitur kërkesë për shtyrjen e procesit për shkak të problemeve shëndetësore.
Salinanji nuk ishte i pranishëm në seancë , ndërsa përfaqësohej nga avokatët e tij mbrojtës Redi Ramaj dhe Marash Logu. Seanca e radhës do të mbahet më 20 shtator në orën 10:00.