Mirlind Daku e nisi sezonin e ri në Rusi në mënyrën më të shkëlqyer. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ishte njeriu i ndeshjes së javës së parë mes Nizhny Novgorod dhe Rubin Kazan. 26-vjeçari ishte autor i një goli dhe një asisti, në fitoren 4-2 të skuadrës së tij, duke qenë gjithashtu dhe rreziku kryesor në portën e vendasve.
Pas çmimit si lojtari i ndeshjes, sulmuesi kuqezi është future dhe në formacionin më të mirë të javës së parë në premier Ligën e Rusisë. Sulmuesi I lindur në Gjilan është sulmuesi kryesor në 11-shen më të mirë të javës, duke dëshmuar se është në një formë të shkëlqyer.
Këtë edicion, Daku ka marrë dhe fanellën me numrin 10 dhe është një nga lojtarët më të rëndësishëm te Rubin Kazan. Pak ditë më parë, u përfol për një transferim të mundshëm drejt Serie A, por së paku për momentin Daku është në planet e klubit rus, që projektin e këtij edicioni duket se e ka përqendruar pikërisht tek sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë.