Hapet tuneli i Llogarasë, një vepër që shkurton distancën nga Dukati në Palasë në 7 minuta.
I pranishëm në ceremoninë e hapjes së tunelit është edhe kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë tha më herët se tuneli është një nga veprat historike që do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut.
Qeveria shqiptare parashikon që bashkë me Aeroportin e Vlorës, tuneli i Llogarasë do t’i japë një tjetër hov zhvillimit të turizmit në këtë zonë.