Që pas daljes nga Big Brother, Heidi i ka pasur të pakta intervistat. Ajo ka zgjedhur që të shijojë pushimet së bashku me partnerin e saj, Romeon. Por më në fund, finalistja e Big Brother, ka thyer heshtjen, duke zbuluar sesi po shkon raporti i saj me aktorin e humorit, si dhe planet për të shtator. Hedi Baçi e ftuar në emisionin “Top Arena” ka folur për raportin që ka me Donaldin, vëllain binjak të Romeos dhe partneren e tij.
Brenda shtëpisë së BB3 Romeo Veshaj dhe Heidi Baci nisën një romancë dashurie e cila duket se po ecen mirë edhe jasht. E pyetur për dashurinë Heidi nuk nguron të na tregojë se është shumë e dashuruar dhe se të dy ata nuk ndahen dot nga njëri-tjetri. Në mes të kësaj bisede moderatori e pyet Heidin dhe për marrdhënien që ajo ka me Borën dhe Donaldin.
“Bora dhe Donaldi-Romeo dhe Heidi, ishin një nga u bënë dy çifte. Rivalë apo miq?”, e pyeti Manushi. “Miq dhe jam shumë e lumtur, madje as miq por tamam familje. Jam shumë e lumtur që i dua shumë.” Ndër të tjera Heidi shton se ka takuar edhe prinderit e Romeos po ashtu edhe gjyshërit e tij ku thekson se është kënaqur shumë.“Të keqen nëna”- më thonte gjyshja, vijon Heidi. Heidi Baçi ka rrëfyer se ndihet më e dashuruar se kurrë me Romeo Veshajn pas daljes nga shtëpia e BBV, ndonëse marrëdhënia e tyre u vendos në pikëpyetje. Ajo ka treguar se do të jetojnë së bashku në Shqipëri, ndërsa shtoi se familjarët e tyre ende nuk janë takuar pasi prindërit e saj janë në Itali. Sa i përket planeve për martesë, Heidi tha se po pret propozimin nga Romeo Veshaj.
“Ne nuk ndahemi dot. Fakti është ky që punën time, ngaqë gjithmonë kam jetuar në shtete të ndryshme, nuk i kisha rrënjët aq të futura në Itali, siç është Romeo këtu. E kemi folur dhe unë dua të nxjerr të drejtën time pse ti jo andej dhe unë këtej.Unë jam më tepër tek Shqipëria sepse më ka pëlqyer. Ndjehem shumë më shumë e dashuruar. E kemi shijuar njëritjetrin në mënyrë më të thellë Ne jemi shumë njëlloj në shumë aspekte. Kam qenë për drekë tek gjyshërit e Romeos, jam kënaqur me ta. I dua shumë, janë shumë të ëmbël.Prindërit e mi ende nuk kanë ardhur këtu. Por do të shkojmë së shpejti atje, flasim shumë në telefon. Dasma nuk është në dorën time, pres propozimin. Do e shohim”, tha ajo në “Top Arena”.
Për kë nga banorët e BBV të ka marrë malli? “Nuk e kam ndjerë nevojë të flas me askënd, nuk e di, s’mund të gënjej”, u shpreh Heidi. Ajo zbuloi se pas daljes nga Big Brother VIP është marrë me projekte të cilat i ka në plan, me partnerin e saj Romeo Veshajn.
“Kam ardhur në formë. Romeo fshihet pas zgjedhjes së veshjes sime sonte. Jeta pas BBV… kam dashur të marr veten. Jam marrë me gjërat e mia në Itali dhe disa projekte me Romeon”, tha Heidi. Duket se së shpejti dyshen do ta shikojmë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në ekran. Vetë Heidi e ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e ekranit. Nga ana tjetër, Romeo është ende duke xhiruar serial “Tenxherja Kapakun”, së bashku me Elvana Gjatën. Por sapo ky projekt të përfundojë, dyshja do të shfaqet së bashku edhe në një film. Kjo do të jetë edhe eksperienca e parë e Heidit që do të ketë në ekranet shqiptare. Heidi ka “braktisur” Italinë dhe po jeton me Romeon në një apartament në Tiranë, ndërsa sipas medias, çifti po planifikojnë pushimet e tyre këtë verë.
Pas përfundimit të spektaklit, çifti kanë vendosur që t’i kushtojnë kohë njëri-tjetrit, duke qëndruar larg syrit të publikut dhe angazhimeve në media. Me pjesëmarrjen në koncertin e Alban Skënderajt, e gjithë vëmendja e fansave ishte te çifti, ndërsa ata u shfaqën duke kërcyer dhe kënduar të përqafuar së bashku.Duket se është pikërisht kjo mbështetje, që e ka bërë Heidin të mendojë për t’u rikthyer përfundimisht në Shqipëri, ku edhe do të bëhet pjesë e ekranit. Ambicien për të qenë pjesë e botës së televizionit, Heidi e ka shprehur shpesh edhe në daljet e saj për publikun. E pyetur nëse ka plane për televizion, ajo ka pranuar se diçka e tillë është në planet e saj.
“Mendoj se po do të ishte shumë e bukur. Ketë periudhën e verës do të doja ta merrja pak pushim që të kuptoja edhe si po shkojnë gjërat dhe andej në Itali. Jam tip si kameleon, përshtatem. Mendoj se mund të isha moderatore, e lezetshme është si gjë. Unë nuk i jap vlera shumë vetes, por të shohim… Më ka marrë malli edhe për Milanon, sepse e gjithë jeta ime është atje, shoqëria, puna ime… Kisha ato mëngjeset tipike italiane; briosh dhe kapuçino, zbres nga shtëpia, kam atë barin tim që shkoj gjithmonë. Kam një rutinë fikse. Jam munduar të bëj plane, por nuk më ka shkuar siç duhej. Nuk më shqetëson fama që kam marrë. Madje ndiej shumë dashuri nga njerëzit. Më bëhet shumë qejfi dhe jam mirënjohëse për dashurinë e tyre. Unë në atë format isha futur, do të isha budallaqe nëse do të mendoja se nuk do të kisha vëmendje. Edhe familjarët e mi janë të lumtur, më shikojnë të lumtur. Mbështetja numër 1 është familja. Kur ke ata, ke gjithë botën”, – u shpreh Heidi.
Ndërkohë që ajo dhe Romeo po përgatiten për pushimet e tyre, duket se çifti është edhe në bisedime për kontrata të reja televizive, ku këtë herë kryefjala është Heidi. Nga ana tjetër, Romeo do të ketë një sezon të ngjeshur veror, pasi kërkesat për të qenë në koncerte janë shtuar.
Tashmë, në koncerte me të shkon edhe Heidi, e cila shijon atmosferën, por edhe dedikimet romantike që partneri i bën. Por tashmë që lidhja e çiftit po jetohet edhe jashtë fokusit të publikut, dy të rinjtë po merren edhe me karrierat e tyre. Si për Heidin, ashtu edhe për Romeon çmimet për reklamimet janë shtuar në rrjetet sociale.