Analisti Frrok Çupi thotë se Himara nuk arriti të prodhojë politikanë, teksa e konsideroi Vangjel Tavon, kandidaturën e Partisë Socialiste, për zgjedhjet e 4 gushtit, një politikan karriere, i cili ka arritur deri këtu me forcat e veta.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se Himara është kthyer në mollë sherri edhe nga grupet kriminale, jo vetëm brenda, por edhe jashtë vendit.
Sipas Çupit, ëndrra e grekëve ka qenë për të marrë Himarën,
“Ka shumë diskutime, nuk e kuptoj dot pse, për çfarë po flitet. Vangjel Tavo është politikan karriere, përfaqësues i pjesëve të jugut, ka ardhur me forcat e veta me punët e veta, me simpati nga njerëzit. Diskutimi bëhet në periferi. Flitet, nga je, kush je, pse nuk je nga kjo pjesë e këtij vendi, nuk ka lidhje as me ligjin, moralin politik të kohëve të fundit. Fakti që është në Himarë dhe vjen dikush që ka banuar në Sarandë, nominohet aty, jo vetëm Vangjel Tavo, por edhe kandidati që ishte, vinte nga Greqia, kjo dëshmon se situata politike në Himarë, nuk prodhon sot politikanë. Të gjithë kryetarët, janë para drejtësisë. Himara është kthyer në mollë sherri edhe nga grupet kriminale, jo vetëm të vendit.
Ëndrra e tyre, ishte ëndërr e parë para 100 vjetësh. Ëndrrat e njerëzve manipulues janë shumë të thella. Edhe njerëz që kanë jetuar aty në qarqe mafioze, mafia kontrollon individin, gjatë viteve ’92 e deri tani, është shtresëzuar makutëria. Nuk mund të thuash se mund të ishte dikush nga Himara. Ata njerëz që mund të shkëlqejnë, në një vend mafioz nuk mund të nxjerrin cilësitë e tyre. Duhet një politikan i limituar, i cili e njeh ligjin dhe rrezikun e thyerjes së ligjit”, theksoi ai.