Donald Trump ka falënderuar mbështetësit e tij për lutjet dhe mbështetjen e tyre në deklaratën e dytë pas sulmit të djeshëm.

“Ishte vetëm Zoti që parandaloi të ndodhte e paimagjinueshmja. Ne nuk do të kemi frikë, por përkundrazi do të qëndrojmë të palëkundur përballë ligësisë,” shkroi ish-presidenti në një postim në Truth Social.

“Ne lutemi për shërimin e personave që u plagosën dhe do të kemi gjithmonë në zemër dhe kujtimet tona qytetarin që u vra në mënyrë të tmerrshme”, tha ai, duke shtuar se tani është më e rëndësishme që të qëndrojmë të bashkuar.

“Unë me të vërtetë e dua vendin tonë dhe ju dua të gjithëve dhe mezi pres të flas përpara kombin tonë të madh këtë javë nga Wisconsin.”

 

Donald Trump u qëllua me armë gjatë një mitingu elektoral në Pensilvani. Trump u pa me plagë në veshin e djathtë, ndërsa u dërgua menjëherë për mjekim në spitalin e zonës.